Kapet lezhjani i dënuar në Itali

Një 48-vjeçar nga Lezha, i dënuar në Itali për organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar nga policia shqiptare. Shqiptari me iniciale A.L., pas procedurave do të ekstradohet në Itali.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian”, sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?