Kapet mat polici i burgut të Peqinit, fuste drogë në qeli! Hetohen bashkëpunëtorët
Një polic i burgut të Peqinit është vënë në pranga nga kolegët, kjo pasi akuzohet se ka future drogë brenda ambienteve të burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.