Kapet me 13 klandestinë nga Siria, prangoset 22-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bradasheshi”, duke vënë një pranga një 22-vjeçar, që akuzohet për transportimin e 13 emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta.

Sipas policisë, A.D u arrestua teksa transportonte 13 sirianë drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasan

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bradasheshi”.

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.

Vihet në pranga një 22-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor të koduar “Bradasheshi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

A.D., 22 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?