Kapet në Durrës bosi i drogës, i dënuar në Itali me 8 vjet burg

Blutë e Durrësit kanë arrestuar një 64 vjeçar, të etiketuar si bosi i drogës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin Skënder Jusufi, 64 vjeç, i dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për efekt të ekzekutimit të vendimit penal të huaj, pasi në Itali është dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, bën me dije policia.

Mediat italiane edhe më herët i kanë bërë jehonë këtë personi, pasi ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për një lajm të vitit 2009, ku media fqinje, referuar policisë e quan atë si një nga shpërndarësit kryesor të heroinës dhe të kokainës në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkë me Jusufin aty listohen edhe shtatë të tjerë, “zotërinjtë e drogës që mbrohen nga Shqipëria”. Sipas policisë, ata kërkoheshin që herët, por edhe pse ishin prerë udhër arrestet, “jetojnë në liri të plotë në Shqipëri, mes Durrësit dhe Vlorës, plotësisht të qetë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?