Kapet në Kakavijë një 48-vjeçar, ishte dënuar me 10 vjet burg për trafik droge

Kapet në pikën kufitare të Kakavijës një 48-vjeçar, i cili kërkohej nga policia pasi rezulton të jetë dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 48-vjeçari Kastriot Dida është arrestuar teksa tentonte të kalonte kufirin për në Greqi. Pas verifikimit të bërë në Sistemin “TIMS”, rezultoi se Dida ishte person i shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datë 25.10.2016, në orën 22:30, nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në afërsi të Piramidës 28, u kap shtetasi Kastriot Dida, i cili po tentonte të kalonte kufirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë u shoqërua nga Shërbimet e Policisë.

Pas verifikimit të bërë në Sistemin “TIMS”, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim.

Nga specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit :

Kastriot Dida, 48 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, me shkresë nr.216/2, datë 01.07.2016, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr.67, datë 16.05.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2-22 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?