Kapet në Rinas shtetasi turk, tentoi të korruptonte policen

 

Arrestohet në flagrancë Husamettin Yildiz 40 vjeç lindur në Turqi dhe banues në Ferizaj Kosovë, me kombësi Turke e shtetesi Turke, për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave qw ushtrojnw funksione publike” dhe neni 298 “Ndihma pwr kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi i mësipërm në datë 16.1.2015 është nisur nga Aeroporti i Stambollit për në Rinas me linjën e fluturimit “P. A.” i pajisur me pasaportë Turke dhe leje qëndrimi Kosovare dhe shoqeronte një familje Turke të përbërë nga pesë anëtare (burrw, grua dhe tre femijë të mitur).

Shtetasi Turk Husamettin Yildiz, pasi ka kaluar kontrollin policor ka shkuar pas kabinës së punonjësit të Policisë Kufitare në Rinas, Ndihmës kontrollor dhe i ka futur në kabinën ku operonte katër qese që kishin brenda çanta femrash dhe objekte kosmetike femrash duke i kërkuar favorin që të linte të kalonte pa probleme familjen turke prej 5 (pesë anetarësh) që ndodhej në radhë për regjistrim pas tij në kabinën e hyrjes për në Shqipëri.

Punonjësja e policisë kufitare në vijim ka paraqitur kallëzim, pasi ka rënë në kontakt me aktin e mitdhënies dhe tentativës për korruptim.

Nga hetimi në vijim rezultoi se shtetasi Turk Husamettin Yildiz, ka shoqëruar me qëllim dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit familjen e mësipërme, që i ka marrë në dorezim në qytetin e Stambollit në lagjen “Aksaray” nga dy shtetas Turq, dhe do ti shoqëronte deri në Prishtinë në një hotel që  njëri prej shtetasëve turq kishte prenotuar për familjen.

SHKARKO APP