Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, 32-vjeçari, i shpallur në kërkim

Policia e Shtetin njofton se në Tiranë, kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, 32-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë për shkak të detyrës”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Nr.2, bëri kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim F.U,32 vjeç, pasi Gjykata e Lezhës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Kundershtim i punonjësit të rendit publik”.
Shtetasi F.U, iu dorëzua DVP Lezhë për veprime të metejshme hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?