Kapet një sasi paundësh në portin e Durrësit
Aktualitet E Premte, 18 Qershor 2021 21:01
Një sasi e konsiderueshme paundësh britanikë janë kapur këtë mbrëmje në portin e Durrësit. Shuma e parave është kapur në një furgon të ardhur nga Italia. Furgoni ku ndodheshin paratë kishte ardhur me tragetin e sotëm. Akoma nuk dihet se kush është personi apo personat në zotërimin e parave.