Kongresmeni Republikan për protestat në Tiranë: Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune

Kongresmeni Republikan Joe Wilson ka reaguar për protestat në Shqipëri. Në një postim në platformën “X”, kongresmeni amerikan i bën thirrje qeverisë ”Rama 4” të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë për të ardhmen e vendit të tyre. “Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?