Kapet shqiptari në Itali me 22 kg kokainë dhe arsenal armësh

Një operacion i befasishëm i karabinierëve italianë, i zhvilluar me ndihmën e qenve antidrogë, ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe armësh.

Sipas mediave italiane, në Cuneo u godit një rrjet trafiku droge, ku u arrestua 47-vjeçari Artur Hysenaj, i cilësuar nga hetuesit si “bosi i drogës së kodrave”.

Gjatë kontrollit në dy banesa dhe një garazh në zonat Via Vayra dhe Via Palio, autoritetet sekuestruan 22 kilogramë kokainë të pastër, me një vlerë tregu që kalon 5 milionë euro, sasi e mjaftueshme për rreth 100 mijë doza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç drogës, karabinierët gjetën edhe pesë pistoleta të pajisura me silenciatorë dhe mekanizma precizë, rreth 200 fishekë municionesh, si dhe armë të gatshme për përdorim, përfshirë një pistoletë në automjet me karikator 30-fishekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetuesve, lënda narkotike dhe armatimi ishin të destinuara për tregun e rajonit të Astit në Piemonte. Operacioni, i koordinuar nga prokuroria lokale, u konsiderua si rezultat i një hetimi të gjatë dhe kompleks kundër trafikut të drogës në zonë.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal ku dyshohet se ishte përfshirë i arrestuari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?