Kapet turku që i iku policëve të Rinasit 5 ditë më parë
Arrestohet në Tiranë, 28 vjeçari nga Turqia që arriti t’i ikë policisë së Rinasit. Ende nuk është e qartë përse turku me inicialet I.E u largua me vrap nga aeroporti. Në momentin që ai iku nga pika e tranzitit, policia kishte nisur të dyshonte për qëllimin e vizitës në Shqipëri. Gjatë marrjes në pyetje, shtetasi turk nuk shpjegoi qartë përse kishte udhëtuar drejt Shqipërisë. Shtetasi turk u kap pranë Muzeut Kombëtar. Arratisja e tij nga aeroporti u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike, që e cilësoi një ngjarje të rëndë. Policia e pranoi ngjarjen, por nuk mori asnjë masë.
KOHA JONË SONDAZH

