Kapet zjarrfikësi që shiste kokainë në Roskovec

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore informon se ka arrestuar një zjarrfikës në Roskovec, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi i 22-vjeçarit E.SH u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në automjetin Honda Civic që drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, si dhe dy aparate telefonike celularë, një kartëmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer në banesën e E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparate telefonikë celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?