Kapexhiu nxjerr imazhin e Ramës duke kërcënuar dhe qenin: Pushooo

Aktori Bujar Kapexhiu njihet shumë edhe për karikaturat e tij. Në disa prej tyre ai ka ‘thumbuar’ hapur kryeministrin Edi Rama.

Këtë herë Kapexhiu ka bërë një karikaturë, ku shikohet kryeministri Edi Rama dhe një qen i leh. Kurse Rama i thotë:

Pushooo, ore qen bir qeni!

Mesa duket Kapexhiu ka ironizuar kërcënimet e Ramës ndaj medias, duke thënë se tani ai ka nisur të kërcënojë dhe qentë.

Këtë karikaturë Bujar Kapexhiu e ka titulluar ‘Mesazh kërcënues’. Karikatura e tij është bërë virale në rrjetet sociale.

Kujtojmë këtu se Bujar Kapexhiu është një ndër zërat më kritik të qeverisë Rama dhe i ka thënë mjaft hapur opinionet dhe mendimet e tij.

SHKARKO APP