Kapexhiu: PD kërkoi të pushoja Ramën nga puna

Karikaturisti Bujar Kapexhiu, në një intervistë për Helidon Halitin në RTSH, ka thënë se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve.

Kapexhiu: Nga Partia Demokratike më thonin largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë.

Helidon Haliti: Po, unë e kam pasë vetë pedagog.

Bujar Kapexhiu: Kshu që unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.

Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi, nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj drejtor, e hoqën se i bëri ekspozitën Ramës.

Bujar Kapexhiu: Hoqën Nestorin për të njëjtën gjë e pastaj më hoqën dhe mua, kshuqë ishte njollë që të mbash pedagog një njeri të talentuar.

SHKARKO APP