Kapexhiu: Presidenti i tha sot Ramës se i ke bërë të gjitha dhe mjaft më

Regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu i ftuar në studion e 360 Gradë kujton një histori nga fëmijëria e tij dhe e krahason me situatën politike në vend.

Sa herë ai që ai bentë gabime, Kapexhiu i druhej fjalës, “artëk” që do të thotë mjaft.

Ai e shprehet se nëpërmjet tubimit të zhvilluar ditën e sotme, Ilir Meta u ka thënë “artëk” mazhorancës.

Kapexhiu: Do ta fillojë me një histori nga jeta ime. Bëja gabime dhe në gabimin e parë nëna ime më shante dhe më thoshte mos, bëja të dytin e të tretin dhe unë mendoja se nuk do të më dënonte. Por në një moment kur dëgjoja fjalën “artëk” e dija që do të dënohesha. Nuk e dija se çfarë ishte fjala “artëk”. Tani e kam mësuar. Është një fjalë turqisht. “Artëk” do të thotë mjaft, e mbushe kupën. Presidenti tha sot artëk, i ke bërë të gjitha dhe mjaft më. Artëk duhet t’i themi të gjithëve. 

Aktori Bujar Kapexhiu ka replikuar me gazetarin Denis Minga në studion e “360gradë” të Artur Zhejit në TV Ora.

Ai e pyeti pse Minga është i interesuar që në miting ai pa Bashën dhe Berishën.

Kapexhiu: Përse jeni të shqetësuar që sot në miting unë pashë Berishën dhe Bashën. Pse pyesni që shkuan me gëzim apo jo. Nëse jeni të interesuar shkoni dhe i pyesni personalisht.

Aktori Bujar Kapexhiu e ka trajtuar me batuta përgatitjen e Bashës për “ndeshje” me Ramën.

I ftuar në studion e “360gradë” të Artur Zhejit në TV Ora, ai tha se Basha si boksierët është në palestër, po stërvitet.

Kapexhiu: Ju e keni parë gjithmonë që kur bëhen ndeshjet e boksit, dhe shumë e përdorte Klei. Të dy boksierët vendoseshin përballë dhe i flisnin njëri-tjetrit. Më agresiv ka qenë Klei, edhe e fyente kundërshtarin, i thoshte kundërshtarit që je pavlerë. Gjithmonë akuzon opozitën se frikën nga opozita e ka, edhe fundit. Basha si boksierët është në palestër po stërvitet.

SHKARKO APP