Kapja e “Babagjyshëve”, Rama-Tahiri përgëzojnë policinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përgëzuan Policinë e Shtetit për aksionin e arrestimit te grabitësve të qendrës tregtare në Tiranë, ngjarje e ndodhur një vit më pare.

Në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thotë se po ikën koha e të ikurve në drejtim të paditur. “Përgëzime Policisë për arrestimin e grabitësve që morën famë si “Babagjyshat e Vitit të Ri”. Po ikën koha e të ikurve në drejtim të paditur!”, shkruan Kryeministri Rama.

Edhe ministri Tahiri ka komentuar në “Facebook” aksionin e policisë. “Babagjyshët? Një tjetër rezultat që dëshmon se Policia e Shtetit është plotësisht në krye të detyrës! Kush merr guximin të bëj krim, duhet të presë ditën që do dalë para drejtësisë. Shqipëri e sigurtë, bashkë me qytetarët e ndershëm. Bravo!”, shkruan ministri Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gati një vit pas grabitjes në një prej qendrave tregtare në Tiranë, policia ka arrestuar 8 persona. Burime nga policia bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Babagjyshët” kanë rënë në pranga tetë persona, ndërsa kreu i grupit kriminal dyshohet të jetë shtetasi Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi, në mars të vitit 2013. Grabitja në qendrën tregtare ndodhi në 24 dhjetor 2013, rreth orës 17:25 minuta. Katër persona, të veshur si babagjyshë të Vitit të Ri, hynë të armatosur me kallashnikovë në qendrën tregtare, duke grabitur një dyqan argjendarie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?