Kapri: Vendimmarrja e shpejtë për rezolutën kundër Iranit, tregon se fshihet një axhendë tjetër pas saj
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri flet për rezolutën e miratuar së fundmi në seancën e kaluar plenare për shpalljen e Iranit si sponsorizues i terrorizmit. Kapri u shpreh se kjo rezolutë ishte parimore dhe vetë vendimmarrja për ta miratuar atë pa debat, sipas tij tregon se fshihet një tjetër axhendë pas kësaj rezolute. Deputeti opozitar tregoi se parlamenti me këto rezoluta po mundohet të shfaqet pro perëndimore por ai nuk beson se kemi të bëjmë me një politikë perëndimore.
“Ajo ishte një rezolutë parimore e cila ka kaluar edhe në parlamentin, s’është se përbënte ndonjë lajm ndonjë rezolutë simbolike. Mënyra e sjelljes shpejtë, pa vendosur axhendë. Pa lejuar debat. Unë dhe zoti Muçi morëm tre minuta për procedurë.
Nuk na futën as të debatojmë. Të flasim gjerësisht dhe kjo tregon se përtej rezolutës, është një axhendë tjetër. Nuk është nevoja të tregojmë se jemi me ndërkombëtarët, me NATO-n dhe që jemi afër me perëndimin.
Tjetër gjë është të bësh rezoluta dhe “të rrahësh gjoksin’ dhe tjëtër gjë është se si sillesh në realitet. Unë e thash në parlament, a është kjo vërtetë një qeveri perëndimore? Nuk rezulton të jetë kështu. Ky është problemi”,-tha deputeti Kapri.
KOHA JONË SONDAZH

