Kapriçot e motit/ Pranvera është ende larg ndaj mbajini çadrat me vete
Nëse jeni duke menduar se dimri përfundoi dhe ditët me diell do të vijnë, do të zhgënjeheni.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjysma e parë e muajit maj do të jetë me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu, duke bërë kështu që pranvera të jetë ende larg.
E gjithë kjo fundjavë do të jetë me reshje, të cilat do të arrijnë deri në 40 milimetër.
Nga dita e hënë nuk do të ketë më reshje, por temperaturat do të bien, ndërsa moti do të karakterizohet nga vranësirat e vazhdueshme.
Pas datës 15 maj, meteorologët parashikojnë se do të kemi ditë me diell dhe temperatura që i kalojnë 30 gradë celsius
KOHA JONË SONDAZH

