Kapshtica e mbyllur deri më 8 mars, Ministria e Jashtme: Vendimi u mor nga qeveria greke për shkak të pandemisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të vijojë të jetë e bllokuar deri më datë 08/03/2021.

Vendimi për shtyrjen e afatit të bllokimit është marrë nga qeveria greke, në kuadër të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar, për shkak të pandemisë COVID-19.

Për pasojë, deri më datë 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?