Kapshticë/ Kamionët nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, arsyeja
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar se në pikën kufitare Kapshticë, duke filluar që nga data 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim.
Problemi i qarkullimit të mjeteve vjen për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Në njoftim thuhet se autoritetet do të lejojnë të kalojnë vetëm autoveturat dhe autobusët të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.
Po ashtu, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë apelon që drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë të shmangin pikën kufitare të Kapshticës dhe të futen në shtetin helen përmes pikave të tjera kufitare.
Njoftimi
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Kapshticë
Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.
Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.