Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 09:59 Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur sërish për dasmën e saj me DJ Gimbon. Ajo kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Kamzës: Investimet në energji në funksion të ruajtjes së mjedisit

Aktualitet E enjte, 25 Qershor 2026 15:27
Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Kamzës: Investimet në energji në funksion të ruajtjes së mjedisit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në zonën e Valiasit, bashkia Kamëz, po punohet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik. Nënstacioni i vjetër, i ndërtuar në vitin ’68 dhe me kapacitete të ulëta nuk i përgjigjet më kërkesës gjithmonë e në rritje të furnizimit me energji elektrike të zonës. Projekti që po zbatohet, falë bashkëpunimit edhe me qeverinë gjermane, parashikon ndërtimin dhe vendosjen në punë të plotë të nënstacionit të ri elektrik, si dhe ndërtimin e dy fiderave të rinj 20 kV. Ky investim do të realizohet me teknologji moderne dhe kapacitete të mjaftueshme për të garantuar furnizim të sigurt dhe cilësor me energji elektrike për zonat e përfshira në rrjetin e ri 20 kV.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me administratorin e OSSH, Blendian Dalipi dhe ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergner inspektuan ecurinë e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 40% e tyre. “Këtu kemi kaluar në një nivel krejt tjetër, jemi në nivelin 110/20, që do të thotë më shumë kapacitete për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm që ka marrë gjithë kjo zonë si pasojë e zhvillimeve urbane. Aq më tepër që do të kalojmë dhe në një nivel tjetër që garanton dhe parametra teknikë të kënaqshëm të furnizimit me energji të të gjithë zonës. Nga ky nënstacion do të furnizohen afërsisht 5 mijë abonentë. Janë abonentë që përfshijnë zonën e Kamzës, Paskuqanit, Laknasit, Çekrezit”, u shpreh Dalipi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se ndërtimi i nënstacionit të ri elektrik në Kamzës është ndër projektet shumë të mira që OSHEE ka në bashkëpunim me qeverinë gjermane në sektorin energjetik. Ky bashkëpunimi parashikon një sërë investimesh që nisim me dixhitalizimin e nënstacioneve dhe aplikimin e sistemit SCADA, si dhe rehabilitimin e rreth 12 nënstacioneve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ky është një projekt mjaft i rëndësishëm përsa i përket sektorit të shpërndarjes, dhe bashkëpunimi me qeverinë gjermane dhe me ambasadën gjermane ka qenë i shkëlqyer dhe që na ka çuar që tani të jemi në një fazë të avancuar për ndërtimin e këtij nënstacioni. Një element shumë i rëndësishëm që doja të theksoja është edhe fakti që të gjitha investimet në sektorin elektroenergjetik në Shqipëri dhe Qeveria Shqiptare është kujdesur për këtë, kanë një impakt jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm përsa i përket edhe çështjeve mjedisore. Çdo nënstacion i ri që ne zhvillojmë është më shumë kapacitete për energji të rinovueshme”, deklaroi Karakaçi. Nga ana e tij, edhe ambasadori Bergner vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me palën shqiptare për këto projekte të rëndësishme. Punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik të Kazmës parashikohet të përfundojnë në mars të vitit të ardhshëm, disa muaj para afatit të kontratës.

Mund t'ju interesojë

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon...

Para 48 minutash
France 24 i kushton vëmendje protestës në Tiranë

France 24 i kushton vëmendje protestës në Tiranë

Para 1 ore
Euro e dobët dhe paratë e pista

Euro e dobët dhe paratë e pista

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

Enea Karakaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon
Para 18 minutash

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”
Para 48 minutash

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!
Para 1 ore

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime
Para 1 ore

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 12 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 12 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit
31 Tetor 2026, 09:14

Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.