Karantina “dëmton” qytetarët shqiptarë
Ka nisur zbatimi i masave të Komitetit Teknik që monitoron pandeminë, sipas të cilit, të gjithë personat që futen në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut apo Greqia duhet të karantinohen për 14 ditë.
Kjo masë ka ulur ndjeshëm numrin e personave që vinin nga këto dy shtete fqinje, por duket se ka penalizuar më shumë qytetarët shqiptarë.
Nëse shtetasit maqedonas janë kthyer në kufi, shqiptarët janë të detyruar të karantinohen edhe pse shkaku i lëvizjes së tyre është për punë apo vizita mjekësore.
Kjo masë penalizon qytetarët shqiptarë edhe duke i hequr të drejtën e votimit më 25 prill. Policia kufitare lajmëron policitë lokale pranë qendrave të banimit të këtyre personave për të verifikuar karantinimin e tyre.