Karantina dy javore kush vjen nga Greqia, komuniteti shqiptar: Vendim ekstrem
Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, për emigrantët shqiptarë në Greqi është ekstrem. Dje u vendos për një karantinë 2 javë për të gjithë ata emigrantë që të kthehen në atdhe. Në prag të Pashkëve, shumë prej tyre kishin planifikuar t’i kalonin festat në vendlindje, por detyrimet e vendosura nga autoritetet shqiptare i lënë ata sërish përtej kufirit.
Mësohet se janë rreth 600 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi nuk do të mund të votojnë edhe nëse do të donin ta ushtronin këtë të drejtë kushtetuese. Pengesa e parë është bërë nga shteti grek, i cili nuk i lejon të dalin nga territori, të paktën edhe për një javë si dhe e dyta nga Shqipëria që vendosi karantinën.
Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, sugjeron rikthimin e lëvizjes me tampon në pikat doganore nga të dyja palët. Ditën që Shqipëria mori vendimin për karantinë të detyruar nga Greqia, numri i rasteve në shtetin fqinj ishte afro 1600 infektime ditore, ndërsa në javën e parë të këtij muaji shifrat shkonin në mbi 4 mijë të prekur në ditë.