Karantina pastroi ajrin por ndoti lumenjtë, ambjentalistët në Elbasan japin alarmin

Kufizimet gjatë pandemisë ndikuan ndjeshëm në uljen e ndotjes së ajrit në Elbasan, por nga ana situata në lumej e mjedis është problematike. Ambientalistët japin alarmin, ndërsa kërkojnë që ndotësit të goditen me forcën e ligjit.

Masat kufizuese të pandemisë ndikuan në pastrimin e  ajrit, por nga ana tjetër bënë që bashkitë ta mbajnë jashtë fokusit kryesor çështjen e ndotjes së ambientit.

Lumenjtë, kanalet kulluese e hapësira të tjera u kthyen në vendgrumbullime mbetjesh urbane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Elbasan, fenomeni është problematik në disa pika të lumejve Shkumbin e Devoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Klubit Ekologjik në Elbasan, ngre alarmin për situatën tashmë në prag të stinës së verës.

Reformat e institucioneve e kanë çuar në Berat drejtorinë e Inspektoriatit të Mjedisit.

Bashkitë tashmë kanë vetëm zyra, të cilat nuk kanë as fuqi e as kompetenca për të ndaluar firmat apo qytetarët ndotës.

Policia e Shtetit dhe IKMT ndërkohë kanë nisur një aksion kombëtar kundër krimeve mjedisore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?