Karkaleci po pushton tokat e mbjella
Në Gjirokastër, mungesa e dezinfektimit ka sjellë përhapje të karkalecit që ka prekur rreth 35% të sipërfaqes me të mbjella në rang qarku. Drejtoria e Bujqësisë thotë se fermerët ndonëse kanë bërë vet dezinfektimin, insketi nuk është mundur të izolohet.
Dëme të mëdha në kulturat bujqësore nga karkaleci, Libohovë, Lunxhëri të Gjirokastrës, por të prekura janë dhe disa zona në Përmet e Tepelenë.
Alarmi jepet nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë të cilët pohojnë se nuk eshte bërë dizinfektimi i tokave bujqësore për arsye se nga ministira nuk ka përfunduar ende tenderi. Ndonëse fermerët kanë blerë vet pesticidet, nuk kanë mundur të parandalojnë në kohë dëmet tek të mbjellat.
Sipas ekspertëve, dëmet më të mëdha nga karkaleci janë në kullota bujqësore, foragjere dhe perime. Qarku i Gjirokastrës mbetet një vatër problematike për përhapjen e insektit të dëmshëm, ku këtë vit është prekur gati 35 % e sipërfaqeve të tokave bujqësore.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=U9CxJXH_ggc” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

