
Korça ka çelur sezonin turistik me karnavalet. Për të 15 vit radhazi, 500 trupa karnavalesh vendase dhe të huaja parakaluan me madhështi para qytetarëve dhe vizitorëve, të cilët bëhen pjesë e kësaj feste.
Këtë edicion pjesëmarrës ishte edhe një grup nga Serbia të cilët me veshjen tepër të veçantë kanë treguar emocionet që përjetuan.
Për kryetarin e bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, pritet që ky sezon turistik të jetë me plot vizitorë, duke theksuar se janë marrë masat e nevojshme për aktivitetet por edhe nga operatorët turistikë për të përballuar të gjithë fluksin.
