Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 10:39 Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin! Gjykata Speciale në Hagë shpall sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Hajredin Kuçit dhe Fadil Fazliut, të akuzuar për vepra që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Karnavalet e Shkodrës, një traditë e hershme simfonie ngjyrash, larmie maskash dhe grotesku alegorik therës

Aktualitet E hënë, 24 Shkurt 2025 11:00
Karnavalet e Shkodrës, një traditë e hershme simfonie ngjyrash, larmie maskash dhe grotesku alegorik therës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Dje ka mbyllur siparin një nga shfaqjet më spektakolare të artit. Me djegien e dordolecit në qendër të qytetit të Shkodrës, ka përfunduar aktin e fundit Karnavalet. Për një javë rresht Shkodra u bë kryeqendër e festimeve, ku larmia që vjen me këtë manifestim sjell me vete gjithë format shprehëse, si tregues i nevojës për të komunikuar përmes këtij shpirti, si përmes një zëri që shpesh e mbyt zhurma e vërshimit të jetës.

Gjithë ky spektakël, kjo hare, ky teatralitet, kjo lojë, shpaloi festën e karnavaleve si një shpërthim dritash dhe ngjyrash, këngësh dhe kërcimesh. Vërshoi qytetit ky karvan hareje, duke trokitur në dyer shtëpish dhe në zemra besimtarësh, për t’u qerasur me petulla e shpenguar në gazmim.

Ndoshta jo gjithçka që përfaqëson dhe personifikon karnevalet u përmbush në “Karnavalet e Shkodrës”, sepse sarkazma dhe grotesku, përqeshja dhe tallja, fshikullimi dhe denoncimi, ndëshkimi simbolik i të këqijave, veseve dhe abuzimeve, nuk para gjejnë dakordësi në të sotmen e demokratizimit të komunikimit dhe dashamirësinë e përfshirjes në mundësinë për ta çliruar të sotmen nga bartjet.

Siç dihet, karakteristikat e kremtimit të karnavalit e marrin origjinën e tyre nga festat e lashta evropiane, të tilla si Dionisia Greke (Anthesteria) ose Saturnalia Romake. Gjatë këtyre festave diktohej një çlirim i përkohshëm nga detyrimet dhe hierarkitë shoqërore, për t’i hapur rrugë përmbysjes së rendit, shakave e deri në shthurjen. Prandaj, nga pikëpamja historike dhe fetare, karnavalet përfaqësonin një periudhë festimi, por mbi të gjitha ripërtëritjeje simbolike, gjatë së cilës kaosi zëvendësoi rendin e vendosur, i cili, megjithatë, pasi mbaroi periudha festive, rishfaqet si mundësi e re e përtëritjes, purifikimit dhe devocionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Karnavalet e Shkodrës janë një nga traditat më të spikatura dhe më të gjalla të qytetit, një ritual i trashëguar ndër shekuj, ku arti, ironia, maskat, dhe ngjyrat bashkohen në një festë të papërsëritshme. Ky manifestim shkon përtej kornizës së një parade të zakonshme festive; ai është një reflektim i shpirtit të lirë shkodran, i humorit therës dhe i dëshirës për të sfiduar konvencionet shoqërore përmes satirës dhe alegorisë.
Shkodra, si një qytet me një traditë të pasur kulturore dhe me një theks të veçantë në artin e të satirizuarit dhe humorit, e ka ngritur këtë festë në një formë të veçantë arti popullor.
Maskat dhe kostumet nuk janë vetëm dekorime të sipërfaqshme; ato përfaqësojnë figura arketipale të shoqërisë, që nga burokratët groteskë e deri te hipokritët e përditshmërisë. Në këtë karnaval, qyteti shndërrohet në një skenë të madhe ku aktorët janë vetë qytetarët, dhe loja e maskave është një mjet për të shprehur atë që zakonisht nuk thuhet me fjalë dhe s’druhet të shprehet me një gjuhë të fuqishme alegorie grotesku.
Një nga elementët më karakteristikë të karnavaleve shkodrane është krijimi i maskave, të cilat ruajnë një stil unik dhe janë një amalgamë e ndikimeve veneciane dhe motiveve vendase. Ky trashëgimi lidhet ngushtë me historinë e qytetit si një pikë kontakti kulturash, ku arti ka lulëzuar përmes një ndërthurjeje të finesës evropiane me humorin popullor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një nga figurat më të njohura të karnavaleve është “Dordoleci”, një personazh grotesk që mishëron të keqen dhe hipokrizinë e shoqërisë. Tradicionalisht, Dordoleci digjet në fund të festës, si një akt simbolik i pastrimit dhe shpresës për një fillim të ri.
Ajo që e bën këtë festë të veçantë është gjuha e shpotisë dhe ironisë që përshkon çdo element të saj. Në një qytet ku humori është pjesë e ADN-së kulturore, karnavalet shërbejnë si një pasqyrë ku shoqëria qesh me vetveten, denoncon padrejtësitë dhe sfidon autoritetin në mënyrën më artistike të mundshme. Nuk është rastësi që Shkodra, e njohur për teatrot, estradën dhe publicistikën e saj satirike, e ka bërë këtë festë një manifestim të sofistikuar të mendimit kritik të veshur me petkun e argëtimit.
Edhe pse në dekadat e fundit, karnavalet e Shkodrës kanë kaluar periudha të vështira, përpjekjet për t’i ruajtur dhe zhvilluar ato vazhdojnë. Sot, ato mbeten një testament i shpirtit të palëkundur të qytetit, një festë që nuk është thjesht një ngjarje sezonale, por një shfaqje e fuqisë krijuese të një qyteti që di të qeshë, të sfidojë dhe të jetojë artin në çdo aspekt të jetës së tij.
Shkodra, përmes karnavaleve të saj, nuk i mbulon realitetet me maska – përkundrazi, i zbulon ato përmes denoncimit.

Mund t'ju interesojë

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Para 3 minutash
Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë

Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa ...

Para 24 minutash
Ekstradohet nga Spanja negociatori i trafikimit të 485 kg kokainë të sekuestruara në Frakulll të Fierit

Ekstradohet nga Spanja negociatori i trafikimit të 485 kg kokainë të sekuestruara në Fr...

Para 36 minutash

Etiketat e lidhura

albert vatajKarnavalet e Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!
Para 3 minutash

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanca të tjera
Para 7 minutash

Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanc...

Klopp mahnitet nga Brajan Gruda: O Zot, kam djem që dinë të luajnë futboll …
Para 8 minutash

Klopp mahnitet nga Brajan Gruda: O Zot, kam djem që dinë të luajnë futboll …

Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë
Para 24 minutash

Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 14 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 20 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 12 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 11 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.