Karriget dhe këpucët e protestuesve hiqen nga hyrja e Kryeministrisë

Policia ka larguar karriget e vendosura prej disa ditësh përpara Kryeministrisë nga protestuesit që qëndrojnë në shesh edhe gjatë orëve të natës.

Paraditen e sotme, efektivët kanë hequr karriget, së bashku me këpucët e vendosura në shkallët e godinës.

Protesta e qytetarëve vijon prej më shumë se 28 ditësh, me tubime të përditshme në orën 19:00 në sheshin përpara Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pankarta në duar dhe thirrje për dorëheqjen e qeverisë, protestuesit nisin marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku mbajnë fjalime dhe shprehin qëndrimet e tyre kundër klasës politike. Më pas, ata vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, një veprim për të cilin janë proceduar dhjetëra protestues në ditët e mëparshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatorët kanë bërë publike edhe një sërë kërkesash, mes të cilave dorëheqja e qeverisë aktuale, krijimi i një qeverie teknike dhe anulimi i disa ligjeve që sipas tyre prekin interesat kombëtare dhe ndikojnë negativisht në mjedis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?