KAS nuk merr në shqyrtim kërkesën e PD për çregjistrimin e kandidatit të PS, Qerim Ismailaj

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), nuk merr në shqyrtim kërkesën e PD për çregjistrimin e kandidatit të PS-së, Qerim Ismailaj për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ai është kryetari i Bashkisë së Mallakastërs, dhe PD thotë se PD-ja thotë se rezultoi e vërtetë se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi. Vendimi nga KAS me arsyetimin se ky i fundit është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Më 2 shkurt të këtij viti, kryebashkiaku i Mallakastrës është shpallur fajtor për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Pas disa procedurave nga ana e gjykatës, në përfundim u vendos që dënimi me 4 muaj burg t’i konvertohej Ismailajt në 40 orë pune për interes publik. Nga ana tjetër SPAK kërkoi që kryebashkiaku i Mallakstrës të dënohej me 1 vit heqje lirie.

Ai ka deklaruar më herët se do të apelojë vendimin pasi është i pafajshëm dhe se nuk do të japë dorëheqjen në Kuvend. Për Ismailajn, Partia Demokratike pretendon se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë në 30 Janar të 1999, ai ishte thirrur sipas ligjit për t’u paraqitur në gjykatën e Kios në Greqi, për veprën penale të përleshjes, ku ka marrë dijeni për akuzën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?