FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KAS pranoi 50 ankimime për 25 prillin, nesër seanca për ankimimet e PD dhe LSI

Plot 50 ankimime janë pranuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 25 prillit nga subjekte politike që kanë marrë pjesë në zgjedhje por edhe kandidatë që prej janarit të këtij viti.

Për 31 prej tyre është dhënë vendimi, ndërsa 19 të tjera janë për shqyrtim. Për 15 ankimime seanca paraprake do të mbahet nesër, 11 maj.

KAS hodhi sot shortin shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ nga PD dhe LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet e shortit përcaktuan:

Swiss Digital Mobile Reklama

–          Relator i kërkesave nr. 40, nr. 36 dhe nr. 38 është z. Elvin Lako.

–          Relator i kërkesave nr. 43, nr. 46 dhe nr. 34 është z. Elvis Cefa.

–          Relator i kërkesave nr. 42, nr. 45 dhe nr. 44 është z. Ilirjan Rusmali.

–          Relator i kërkesave nr. 37, nr. 41 dhe nr. 35 është z. Koli Bele.

–          Relator i kërkesave nr. 32, nr. 33 dhe nr. 39 është z. Ledio Braho.

Ndërkohë nesër në orën 09:00 do të hidhet shorti për caktimin e relatorëve për kërkesat ankimore të depozituara sot në KQZ, KA nr. 47, nr. 48, nr. 49 dhe nr. 50.

Bëhet fjalë për 2 ankime të LSI, ankimin e kandidates së PD-së Ledjana Fratari dhe ankimin e Kostaq Papës, kandidat i ABEOK.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?