“Kasaphanë 2020”, Boçi: Si po rrezikohet përhapja e virusit me provimet në Universitete me provimet

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi publikon denoncimin se si po rrezikohet përhapja e virusit me provimet në Universitete me provimet, qe e quan “Kasaphanë 2020”.

Denoncimi i Luçiano Boçit

KASAPHANË 2020
Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në “online”, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.
Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.
Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!
Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.
Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.
Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.
Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!
Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.
Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.
Kriminale dhe amorale!!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?