Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka marrë laptopin e Agaçit

Juristi i PD-së, Ivi Kaso thotë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar. I ftuar në studion e emisionit ”Opinion”, Kaso thotë se BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të tjerave edhe laptopin e Ëngjëll Agaçit. Për këtë arsye, sipas tij Agaçi është arratisur.

”Informacioni është që ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi nuk dihet ku është, me porosi të Kryeministrit për t’ju shmangur drejtësisë. Është informacion i konfirmuar edhe nga gazetarë, javën e kaluar ka patur mësymje të oficerëve të BKH deri vonë në Kryeministri, janë sekuestruar materiale të tjera, thuhet edhe laptopi i ish-Sekretarit të Përgjithshëm. Janë informacione ende sot të pamohuara.

Në qoftë se informacionet do ishin pa asnjë bazë reale, nëse nuk do ndodhte as mësyumja e BKH në orët e vona në Kryeministri, informacionet kanë qarkulluar mes gazetarëve, përsa kohë janë thënë nga burime të ndryshme, publikisht, kemi arsye të forta për të besuar”, u shpreh Ivi Kaso.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?