Kastriot Islami: Zgjedhjet i fitoi opozita!

 

Kastriot Islami thotë se këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike.

Sipas tij, Partia Socialiste ka marrë më pak vota, edhe pse kishte më shumë parti në koalicion.

Islami shkruan se shqiptarët i dhanë një goditje “oligarkëve”, ndërsa PD mori më shumë vota, edhe pse disa parti u larguan nga koalicioni i saj.

Por cili është rezultati i zgjedhjeve të vitit 2015?

Nga përllogaritja e projeksioneve, rezulton se mazhoranca oligarkike nuk mund të sigurojë më shumë se 830 mijë vota, kurse opozita e djathtë mund të arrijë deri në 660 mijë vota.

Pra, hendeku fillestar oligarkik prej 450 mijë votash do të reduktohet në 170 mijë vota.

Ky është një sukses shumë i madh i votuesve shqiptarë, të cilët nën kërcënimin e mazhorancës së madhe oligarkike, me abstenimin e tyre, arritën të zvogëlonin hendekun prej 450 mijë votash gati tre herë.

Në terma përqindjesh, kjo do të thotë që votuesit shqiptarë, të kërcënuar dhe frikësuar, vetëm me abstenimin e tyre, e kanë reduktuar hendekun oligarkik me rreth 20 përqind.

Asnjë popull tjetër nuk e ka mundur oligarkinë me veprim elektoral, pra me votë apo me abstenim, për një kohë kaq të shkurtër dhe me një shkallë kaq të lartë suksesi,” shkruan Islami për “Panorama”.

SHKARKO APP