Kastriot Reçi u ekzekutua me një plumb në zemër

Ka qenë vetëm një plumb i qëlluar direkt e në zemër, ai që i ka marrë jetën 47-vjeçarit Kastriot Reçi nga Rrësheni.

Ky detaj është konfirmuar nga spitali i Rrëshenit, ku edhe ka mbërritur trupi i pajetë i 47-vjeçarit pasi u ekzekutua në mes të këtij qyteti.

Trupi i tij ndodhet ende në morgun e spitalit të Rrëshenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte ora 11:05 minuta e paradites së sotme, kur Reçi ishte vetëm pak metra larg lokalit të tij ‘Mirdita’ në qendër të Rrëshenit, kur u ekzekutua me një plumb snajperi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se ka gjetur armën e krimit, por asnjë shenjë nga autorët.

Për të zbuluar autorin apo autorët, policia ka dhënë 20 milionë lekë për këdo që ka informacion në lidhje me këtë ekzekutim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?