Katër automjete përplasen në autostradën Durrës-Tiranë, krijohen probleme në qarkullim
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes, si dhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.
KOHA JONË SONDAZH

