Katër deputetët shqiptarë e listës “së zezë” së Ambasadës Amerikane

 

4 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dyshohen si të përfshirë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë pas lajmit se Ambasada Amerikane anuloi takimin me Grupin e Miqësisë Shqipëri – SHBA, për shkak se në përbërje të tij ka elementë të inkriminuar qarkulluan një sërë listash me emra deputetësh si “të papranueshëm” për amerikanët. Media u interesua për këtë çështje dhe mësoi se në fakt janë vetëm 4 deputetë që “nuk shihen me sy të mirë” nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një letër që pak kohë më parë Ambasada Amerikane i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë i kërkohet Kryetarit Ilir Meta që këta 4 deputetët “të shmangen” nga të gjitha takimet zyrtare të ambasadorit apo të çdo zyrtari tjetër amerikan që vjen në Tiranë. Në të njëjtën letër thuhet se këta deputetë nuk duhet të jenë pjesë e delegacioneve apo e grupeve të punës që lidhen me ambasadën apo qeverinë amerikane.

Mesohet se këto shqetësime SHBA ia kanë shprehur fillimisht në rrugë joformale Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Për disa muaj me radhë në përbërje të Grupit të Miqësisë nuk ka patur asnjë ndryshim. Meta e ka konsideruar të pamundur ndryshimin, pasi e ka konsideruar si një çështje jashtë kompetencave të tij, për shkak se anëtarët e Grupit të Miqësisë propozohen nga grupet parlamentare. Ambasada e SHBA nuk është mjaftuar me këtë sqarim dhe i ka nisur një e-mail zyrtar Metës në janar të këtij viti. Kryetarit të Kuvendit i është kërkuar zyrtarisht që disa deputetë të dyshuar si të lidhur me krimin apo me të shkuar kriminale, të mos jenë pjesë e Grupit të Miqësisë.

Ndërsa në një sqarim të sajin mbrëmjen e së martës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se “Mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje.”

Ambasada amerikane në Tiranë ishte e para që reagoi ndaj përjashtimit të Tom Doshit nga PS. Ajo e përshëndeti vendimin dhe sqaroi se për Doshin ka patur shqetësime të karakterit kriminal që ua kishte bërë të njohur prej kohësh autoriteteve shqiptare.

Shenim: Cilet jane keto kater deputetë sipas mendimit tuaj? Mund ti nisni emrat tek komentet

SHKARKO APP