Katër punonjës policie të lënduar në protestë, pësuan djegie
Gjatë vijimit të tubimit të opozitës para godinës së Kuvendit, situata u përshkallëzua në tensione dhe përplasje, ku si pasojë e sulmeve me bomba Molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan disa punonjës të Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve zyrtare, tre punonjës policie u lënduan gjatë episodeve të dhunshme dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike nga sendet e forta të hedhura në drejtim të tyre.
Në total, gjatë gjithë kohëzgjatjes së tubimit, raportohet se janë dëmtuar katër punonjës policie. Gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor.
KOHA JONË SONDAZH

