Katër viktima në vetëm 24 orë

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e së martës në qytetin e Kavajës dhe në katër, me aksidentin e sotëm në Mallakastër. Lumturie Demrozi, Gentjan Belba dhe Vilson Cara, i cili festonte 24-vjetorin e lindjes, humbën jetën. Dy të rinjtë kishin marrë një makinë me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës por aksidenti tragjik u preu jetën në mes.

Rreth orës 22:30 të së martës, “Benz”-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë, sipas policisë për të shmangur tre persona, nënën dhe dy vajzat që po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, humbi kontrollin dhe si pasojë e shpejtesisë dhe lagështirës, mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.

Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit. Në vendin tonë thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të frikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpejtësia mbi normat dhe lagështia në rrugë janë renditur mes shkaqeve të aksidentit tragjik. Ndërkohë një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në Mallakastër, ditën e sotme. Viktima udhëtonte në një veturë që u përplas me një furgon mallrash që sipas burimeve transportonte bombula gazi. Ky fakt ka vënë në alarm, edhe zjarrfikësit që i janë trembur mundësisë së një shpërthimi të mundshëm. Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Fierit ku morën ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?