Katër viktimat e 21 janarit 2011,Burgaj e Kuliçaj thirren në prokurori

 Rikthehen hetimet pas ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas një demonstrate të organizuar nga Opozita e asaj kohë, tashmë në pushtet, mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit katër protestues. Prokuroria e Tiranës mori në pyetje dy ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj e Agron Kuliçaj, në lidhje me mos-zbatimin e urdhrit, mbi arrestimin e drejtuesve të Gardës së Republikës, pas demonstratës së  dhunshme të 21 janarit 2011. Dy ish-zyrtarët e lartë të policisë u pyeten në cilësinë e personave, nën hetim. Sipas prokurorisë, të dy të dyshuarit janë paraqitur në prokurori për të dhënë shpjegime, por prej tyre vetëm Hysni Burgaj pranoi të flasë. Ai ka përsëritur versionin e dhënë më parë për gabime ortografike, në kërkesën e prokurorisë, gjatë kohës, së arrestimit të gardistëve. Burgaj ka argumentuar, se urdhrat e organit të akuzës kishin pasaktësi, gabime drejtshkrimore, si dhe ortografike. Për  këtë arsye, mësohet të jetë shprehur  Hysni Burgaj, urdhrat nuk u ekzekutuan. Agron Kulicaj, nga ana tjetër, nuk ka pranuar të flasë, duke kërkuar që të paraqitet në një ditë tjetër, në prani të avokatit mbrojtës.  Dy zyrtarë të lartë të policisë janë nën hetim nga prokuroria, pasi nuk zbatuan urdhrat e arrestit për 6 drejtuesit e Gardës së Republikës, 3 ditë pas demonstratës së 21 janarit 2011, ku mbeten të vrarë edhe 4 persona.  Pak ditë më parë u përkujtua 4-vjetori i ngjarjes, ku familjrët e të vrarëve kërkuan sërish që drejtësia të vihet në vend. Edhe organizmat ndërkombëtarë kanë rritur presionin që kjo ngjarje të zbardhet, ndërkohë që qeveria e majtë e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, që edhe organizoi demonstratën e 21 janarit 2011, kur ishte në opozitë,  

SHKARKO APP