”Kauza e revolucionit përfundoi me pazar”, Basha: Nuk solli asnjë të mirë, i pr*u fyt*n opozitës parlamentare
Lulzim Basha thotë se mbrëmë u zerua zelli revolucionar i 5 muajve, duke theksuar se ky aksion “i preu fytin opozitës parlamentare. Sipas tij revolucioni mbaroi duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore dhe duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut.
”Mbrëmë e pamë se si u zerua zelli revolucionar i 5 muajve, e them këtë jo pa ironi që për 5 muaj revolucioni nuk solli asnjë të mirë për demokratët. I preu fytin opozitës parlamentare, ndërkohë që Edi Rama vazhdonte ngrinte kartonat, miratonte buxhete, ligje, shpronësime, investime strategjike për miqtë e vet të korruptuar dhe për bandat kriminale, por opozita nuk arrinte dot as të bënte një diskutim të vetëm për buxhetin e shtetit.
Si mbaroi revolucioni? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi. Falen ata që janë në burg dhe ndalet procesi për ata që jënë në proces gjyqsor, drejtorët e korruptuar, zyrtarët e korruptuar.
Protestuesit në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsionit nuk përfitojnë. Edhe sot, edhe javën e ardhshme do të jenë në gjyqe, se kauza e turpshme e pseudorevolucionit përfundoi në një Pazar me përfitues të vetëm Edi Ramën dhe me humbës interesin e çdo shqiptari”, tha ai.