Kavajë/ 49-vjeçari u godit me shkop bejsbolli, shkak i konfliktit borxhi prej 25 mijë euro
Konflikti i ndodhur mes Danjel Habibit, 35-vjeçarit me inicialet Q.B., dhe 49-vjeçarit Zenel Lushkja, ky i fundit u dhunua me shkop bejsbolli, ka ndodhur për shkak të një borxhi.
Shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht. Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.
Disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur makinën. Policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri ka marrë edhe trajtim mjekësore. /News 24/
KOHA JONË SONDAZH

