”Ke marrë gjobë”, skema e mashtrimit me SMS dhe e-maile false

Policia e Shtetit ka njoftuar zbulimin e një skeme mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të institucionit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Sipas policisë, mashtrimi realizohet përmes mesazheve SMS dhe adresave të maskuara të email-it, të cilat u dërgohen qytetarëve si njoftime të rreme për gjoba të papaguara, kryesisht për shkelje të qarkullimit rrugor si tejkalimi i shpejtësisë.

Policia sqaron se këto mesazhe nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes maksimal. Në rast se dikush ka vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta, policia këshillon të kontaktohet menjëherë banka për bllokimin e kartës ose llogarisë dhe të bëhet denoncimi pranë autoriteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Sqarojmë se këto mesazhe NUK janë dërguar nga institucionet shtetërore. Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare. Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve.

Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:

*Mos klikoni në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera.

*Mos vendosni asnjëherë të dhënat tuaja bankare në faqe të pa verifikuara.

*Verifikoni çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare.

Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat në portalin zyrtar e-Albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=879

Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta: Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse si dhe denonconi rastet pranë Policisë së Shtetit. Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ilir Alimehmeti 1567 (52.5%)
Florjan Binaj 604 (20.2%)
Agron Shehaj 816 (27.3%)

Vota totale: 2987