FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KE mban premtimin, miraton 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik në Shqipëri

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e rehabilitimit dhe rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të nëntorit 2019.

Ky financim është pjesë e zotimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milion euro të bëra në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve së bashku për Shqipërinë, në fillim të këtij viti.

Komisioneri i Zgjerimit , Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milion eurosh, Bashkimi Evropian po realizon përkushtimin e tij për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu si ne gjithashtu jemi duke mbështetur vendin për të adresuar pasojat e krizës COVID-19. Ne kemi realizuar premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe kemi rinovuar mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. ”

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi i sapo miratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobiljet dhe pajisjet, për t’i lejuar fëmijët dhe të rinjtë të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë nën programin ekzistues të rindërtimit 15 milion euro të financuara nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e vendeve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumentet, muzetë, bibliotekat dhe vendet arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe në zhvillimin ekonomik lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Ndërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe të zvogëlojë rrezikun e ardhshëm, duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa speciale gjithashtu do të sjellë përmirësime në efikasitetin e energjisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?