Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kel Kodheli, kontributori i rëndësishëm i traditës së artit pamor shqiptar

Aktualitet E martë, 18 Shkurt 2025 13:16
Kel Kodheli, kontributori i rëndësishëm i traditës së artit pamor shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Ishte e vështirë t’i përkisje një kohe ngërthimesh të përdhunshme etike-estetike, por jo e pamundur të mbeteshe i papërlyer, aq sa të mos ndiheshe në faj. Arti shpëtoi Kel Kodhelin dhe vetë mjeshtri mundi të mbronte nga shpërbërja e antivlerës, pikturën, shenjtërinë e penelit dhe kavaletit.

Më 18 shkurt 2006, ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare piktori shkodran Kel Kodheli. Pothuajse e gjithë veprimtaria e tij krijuese shtrihet në periudhën e sundimit të realizmit socialist. Si për çdo artist edhe për të, ndërtimi i një identiteti estetik nën trysninë e privacioneve dhe kodeve të rrepta të antikulturës, do të ishte një sfidë më vete. Megjithatë ai diti të ishte një përfaqësues dinjitoz në një arenë kacafytjesh me kufizimet. Kodheli, vërtetë nuk zgjodhi të ishte një martir i artit avangardë në një sistem totalitar, por kjo nuk i privoi atij të drejtën të ishte një nga përfaqësuesit më të spikatur të traditës shqiptare të artit viziv.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duket se arma e tij më e fortë në përballje me regjimin ishte pikërisht tematika që zgjodhi të përbënte sublimen krijuese. Të pakta ishin punët, të cilat mund ta kridhnin në shtjellën e paragjykimeve. Trajtimi i temës historike por edhe asaj tematike e bënë atë më të admiruar dhe të imunizuar nga ndikesat e realsocit.  Piktura e Kel Kodhelit shquhet për dinamikë dhe puls, shprehi dhe densitet. Ngjyra dhe forca kumtuese janë ngasëse në telajot e Kodhelit.  Ato arrijnë të kenë një marrëdhënie intensive me shikuesin. Personazhet e rëndësishme historike, dhe jo vetëm, duke ardhur përmes penelatave dhe ngjyrës, forcës përtëritëse dhe përfytyruese, vijnë për të mbetur gjithnjë në adhurimin e artdashësit si në një marrëdhënie krenarie.  Arti në përgjithësi, piktura në veçanti, kanë gjetur tek shkodrani fisnik një shpirt energjishë përtëritëse, një ndjenj thellësisht kombëtare, e cila shfaqet kaq ngulmuese dhe e fuqishme, kaq e afërt dhe përjetuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai ishte nga të paktët artistë të brezit të tij që i rezistoi hakërrisë së anatemës. Kel Kodheli  triumfoi në kapërcyellin e kohës dhe ndikesave, detyresave dhe imponimeve falë talentin dhe sprovës, falë mjeshtërisë së përfituar në një nga shkollat prestigjioze evropiane, siç është Akademia e Arteve të Bukura të Romës. Ai lindi të ishte një piktor më shumë se një revolucionar. Diti të ishte i përkorë si njeri dhe si koleg. Kurrë nuk e promovoi Uni-n duke përdorur diçka tjetër veç tablosë. Gjithçka që ne na është mëkuar prej korpusit artkumtues të Kel Kodhelit është vetëm penelata, veçanti e punëve të tij. Pikturat e krijuara në periudhën e realizmit socialist ishin të drejtuara në tematikë dhe shprehi ndjesore të reduktura, por piktori Kel Kodheli, ka ndryshuar nga të tjerët. Si piktor, ai është mirëfilli realist dhe tematika e tij përbëhej më tepër nga materia kombëtare sesa nga ajo politiko-sociale.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 22 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 38 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Kel Kodheli lindi në Kodhel të Shkodrës, më 24 dhjetor 1918, prenga do të largohej në moshën 6-vjeçare bashkë me familjen për në Tiranë. Pas kryerjës së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoj arsimimin e mesëm teknik, por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Prindërit e tij, babai Gega dhe nëna Çile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e mëtejshëm të djalit të tyre, i cili do të hynte triumfalisht në historinë e pikturës shqiptare. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën, kjo ngase ajo ishte e apasionuar për qëndimën në kostumin kombëtar. Gjithsesi ai ishte i përgjedhur i fatit të ishte një piktor, një emër i rëndësishëm i tablosë shqiptare, një personazh ndryshe në panoramën e vlerës artistike. Asokohe Kel Kodheli do të vazhdonte studimet në Romë në atelienë e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943. Për një periudhë 10-vjeçare ai punon në Bankën Kombëtare, si modelues. Me 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e titulluar “Gruaja që i ka vdekur burri”.  Dy dekada të tjera i urti dhe penelata e ngjyrave të forta dhe thellësisë shprehëse, Kel Kodheli do të kontribuonte në Lice duke dalë në pension si mësues.

Pikturat e tij më të njohura  dhe që përbëjnë një pjesë të galerisë dhe korpusit të tij krijues janë: “Vallja e shpatave” ,”Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”. “Lahutari”, “Portret shkodraneje”.  Piktori i ngjizur në shkollat e Romës, i ushqyr me shpirtin e rilindjes së artë, nuk mund të shuhej pa lënë pas të tjera punë, në një tjetër kohë. Ai iu përkushtua pikturës moderne, e pse jo dhe nudove, ndoshta si shpagë e një borxhi të asaj që ai kishte në shpirt të ushqyer me zjarr dhe pasion, hove që nuk do t’i ndrydhte për t’i marrë me vete në varr.

Më 24 dhjetor 2003, Presidenti i askohshëm Alfred Moisiu, i dorëzon Kel Kodhelit në shtëpinë e tij çmimin “Piktor i Merituar”. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të tij.

Etiketat e lidhura

albert vatajKel Kodheli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Tani

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 22 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 25 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 27 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.