Këlliçi: Dyshime prej vitesh për charter-in privat të Ramës, kërkohen sqarime

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it privat të Ramës qoftë për trafik droge, qoftë për transport parash. ”Për Edi Ramën prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it të tij privat qoftë për trafik droge, qoftë për transport parash dhe qoftë për indicie të tjera që çojnë në insinuata, ku ka pretendime se kryeministri ka rënë pre e audiopërgjimeve të ndryshme apo e shërbimeve të ndryshme partnere, ku ai ndan Shqipërinë si plaçkë private, si pronë private. Nuk është vetëm rasti i Arubës, ku vendoset harta e Shqipërisë në tavolinë dhe ndahet prona publike e asetet publike si plaçkë për kartelet e drogës. Por, mbi të gjitha ka shumë raste të transportit të parave jashtë Shqipërisë dhe të korrupsionit të politikanëve të huaj nga ana e Edi Ramës”, tha Këlliçi në A2CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?