FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këlliçi: Kemi sërish protesta, aferat korrupive më të nxehta se dielli i gushtit

Belind Këlliçi, anëtari i kryesisë së PD-së, thotë se protesta para bashkisë së Tiranës do të vijojë. ”Ne kemi qenë në protestë një ditë më parë edhe pse në kushte të vështira. Megjithatë, javën tjetër do të jemi sërish në protestë, pas dy javësh do të jemi sërish në protestë dhe kjo protestë nuk do të ndalet derisa përgjegjësit kryesorë të shkojnë para drejtësisë për shkelje të ligjit”, u shpreh Këlliçi për ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, teksa iu referua inceneratorët të Tiranës dhe 5D-së, Këlliçi theksoi se nuk mundet që të pretendojmë që është ngritur një sistem i tërë korruptiv dhe titullari i institucionit të mos ketë dijeni.

”Janë bërë dy afera që në total kushtojnë 152 milionë euro, inceneratori i Tiranës dhe 5D-ja dhe dikush të pretendojë në këtë vend që jetojmë ne që kreu i bashkisë, personi që ka firmosur, i ka pasur që në G99 kandidat për deputet, janë promovime të tij personale, bashkëpunëtorët e tij më të afërt, dikush të pretendojë se kreu i bashkisë nuk ka pasur dijeni, që për 7 vite me radhë, me 48 procedura, janë vjedhur paratë e qytetarëve. Nuk mundet që të pretendojmë që është ngritur një sistem i tërë korruptiv dhe titullari i institucionit të mos ketë dijeni”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?