Këlliçi merr pjesë në darkën festive të Trump-Vance: Presidencë përbashkuese dhe paqebërëse

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ishte pjesëmarrës në mbrëmjen festive ”Liberty Ball”, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të 47-të të Amerikës, Donald Trump. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi tha se presidenti Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania dhe fëmijët e tij, së bashku me zëvendësin e tij, JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, teksa përshëndeti të ftuarit, riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Postimi i plotë

Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale. Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin. Zoti e bekoftë Amerikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?