Këlliçi: Peshku i madh nuk është Lefter Koka, por janë Rama si dhe krerët e bashkive

”Peshku i madh nuk është Lefter Koka, por janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi, si dhe krerët e bashkive”,-kështu është shprehu deputeti i PD-së Belind Këlliçi.

”Unë e kam paralajmëruar arrestimin e Kokës, për të pasur sa më pak dëme kolaterale. Ky është një lajm sa për sensacion. Nuk është peshku i madh Lefter Koka. Afera lind me Edi Ramën, me Erion Veliajn, vazhdon me Engjëll Agaçin dhe krerët e bashkive. Po ashtu me zinxhirin drejtues të minsitrive përkatëse.

Për herë të parë kemi një reagim dhe një hap para. Shpresoj që të mos lihet me kaq. Ditën e premte jam në seancë me Mirel Mërtirin dhe nuk e di se si do të vijë në gjykatë. Ata kanë ikur nga shtëpia fare.

Gjatë një viti që kemi kallëzuar, unë jam thërritur 12 herë në gjyq. Drejtësia ka qenë e nënshtruar nga ata. Mërtiri ka pasur presion ndaj bankave për të mos sjellë materiale në komisione hetimore. Lefter Koka nuk është koka e kësaj, por është Edi Rama, Erion Veliaj dhe krerët e Bashkive”.

SHKARKO APP