Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për drejtësinë e re, por korrupsioni rritet

Aktualitet E shtunë, 25 Korrik 2026 16:03
Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për drejtësinë e re, por korrupsioni rritet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Belind Këlliçi, ka akuzuar institucionet e drejtësisë së re për dështim në luftën kundër korrupsionit, duke deklaruar se shqiptarët kanë shpenzuar afro 500 milionë dollarë për funksionimin e tyre, ndërsa, sipas tij, aferat më të mëdha korruptive nuk janë hetuar deri në fund. Këlliçi tha se mazhoranca mbylli seancën e fundit parlamentare për të penguar opozitën të diskutonte si për Reformën Territoriale, ashtu për bilancin e institucioneve të drejtësisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 10 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 11 orësh

Seanca e fundit parlamentare faktoi sërish vullnetin e sektit Rilindas për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës, për të bërë transparencë për punën e Komisionit të Reformës Territoriale, e cila është tashmë manovra e fundit e Edi Ramës për të tentuar vjedhjen e zgjedhjeve lokale vitin tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sigurisht Partia Demokratike mbetet e angazhuar për të bërë jo vetëm transparencë por dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe partnerët ndërkombëtarë që kjo të mos ndodhë. Edi Rama siç ja tha dhe Eurodeputeti Tomas Zdechovsky, e ka të qartë se e pret burgu nëse prek sërish zgjedhjet.

Por mbyllja e seancës parlamentare kishte dhe një tjetër qëllim më madhor, të ndalonte opozitën të bënte transparencë për institucionet e ashtuquajtura të “Drejtësisë së Re”, që në fakt nuk janë gjë tjetër, por një zgjatim i kabinetit Rama.

Sot dua të ndalem pikërisht tek kjo e fundit.

Të nderuar qytetarë,

Prej vitit 2019, me taksat dhe paratë tuaja, për institucionet e drejtësisë, ku përfshihen Prokurori, Gjykata, ILD, KLP,KLGJ, KPA, KPK, SPAK, etj., keni paguar afro 500.000.000 dollarë.

Po, po, e dëgjuat mirë, gjysmë miliardi dollarë.

Por a kemi sot drejtësi të pavarur?

Shqiptarët sot presin minimalisht 15 vite për një vendim, frustrimi arrin deri aty sa të kemi viktima në sallat e gjyqeve dhe të vriten me armë zjarri gjyqtarët. Korrupsioni veç rritet nga viti në vit, Shqipëria grabitet ditën për diell dhe institucioni që u ngrit me aq bujë e mbështetje, bën sehir.

Unë nuk hy tek ata politikanë që anatemojnë drejtësinë, përkundrazi.

Kam ndihmuar duke depozituar kallëzime dhe çdo provë të mundshme që ata të bënin detyrën e tyre, e sot pas gati 7 vitesh të operimit të SPAK, kemi mundësinë të bëjmë dhe një analizë e bilanc pune.

Po e filloj me dosjen simbol të korrupsionit shqiptar: Inceneratorët.

Hetimi nisi në vitin 2020.

Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit u mbyllën pa i kthyer buxhetit të shtetit asnjë qindarkë. Në vend të investimeve, mbetën vetëm dy karakatina të ndryshkura, për të cilat shqiptarët vazhdojnë ende të paguajnë, ndërsa mbi 40 milionë euro u vodhën.

Por skandali kulmon te Inceneratori i Tiranës.

Në korrik të këtij viti, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve.

Plot 6 vite hetim.

Vetë SPAK deklaron se deri në sekuestrimin e kompanisë në vitin 2023, nga kontrata janë përfituar 110 milionë euro, ndërsa investimet reale kanë qenë vetëm 21 milionë euro.

Pra mungojnë 89 milionë euro.

Zero para të sekuestruara.

Zero.

Ndërsa hetimi i SPAK-ut vijonte për 6 vjet me radhe, paratë zhdukeshin nën hundën e prokurorëve.

A është ky rezultat, apo procesverbal i një grabitjeje nën hetim?

Dhe ndërkohë, kjo shkresë që mbaj në dorë, me firmën e Kryeministrit Edi Rama, për bonusin 8% dhënë kësaj kompanie fantazmë, nuk u hetua kurrë. Përgjegjësia u ndal te Alqi dhe Lefteri, ndërsa firma politike mbeti e paprekshme.

Ndërkohë, shiheni këtë kontratë të nderuar qytetarë, kontratë me LLANAJ shpk.

Nuk bëhet fjalë për një apartament, por për 500 metra katrorë ndërtim, me vlerë të paktën 1 milionë euro.

As kjo nuk u sekuestrua.

Shiheni këtë tjetër kontratë të vitit 2021. Klodian Zoto i jep hua 280 mijë euro kompanisë WSI shpk.

Një kompani që qarkullon miliarda lekë dhe lidhet me interesat e tregut të lojërave të fatit përmes ADRIA ENTERTAINMENT.

Edhe sot kjo shumë figuron në bilancet e kompanisë.

Përse nuk u sekuestrua kjo shumë?

Përse nuk u hetua kurrë kjo marrëdhënie financiare?

Vijojmë tek ECO PARK DURRËS.

Prej gjashtë vitesh në hetim. Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim të plotë, por ende hetohet.

E ndërkohë qe SPAK heton, 19 milionë euro u zhdukën përmes kompanisë fiktive në emër të shoferit të Mirel Mërtirit, me kompaninë ARCON shpk.

Për t’ju kujtuar se sa i qartë është ky mekanizëm, ai që SPAK e pagëzon si “korrupsion intelektual” e që ka marrë 6 vite hetime, po ndalem vetëm tek një dokument.

1 prill 2019. Kjo është një Kontratë mes kompanisë së Inceneratorit të Tiranës, IEBV dhe studios së arkitekturës Casanova Hernandez.

Pagesa është 225 mijë euro nga buxheti i shtetit për një projekt për ECO PARK DURRËS.

Pyetja është elementare: ku e dinin këta se do të bëhej ky projekt, kur qeveria ende nuk kishte shpallur asgjë? Fallxhorë janë këta?

Tenderi hapet në tetor 2019.

Më pas bie tërmeti famëkeq në nëntor. Edi Rama shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, jo sepse i dhimbseshin shqiptarët, një pjesë e të cilëve flenë ende nëpër çadra, por sepse qe krijuar mundësia e artë për vjedhjen e radhës.

Me shkresën nr. 21920, datë 2 dhjetor 2019, ministrja Anila Denaj anullon tenderin vetëm pak ditë para shpalljes së fituesit me pretekstin se fondet do të përdoreshin për tërmetin.

Dhe vetëm dy javë më vonë, më 16 dhjetor, me vendim të firmosur nga Edi Rama, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile vendos që projekti do të bëhet, por këtë herë me procedurë të përshpejtuar pa tender, pikërisht duke përdorur emergjencën si justifikim.

Pra emergjenca, që duhej të shpëtonte qytetarët, u përdor për të përshpejtuar procedurat.

Vetëm këto fakte do të mjaftonin Edi Rama dhe organizata e tij kriminale të ishin pas hekurave duke u përballur me drejtësinë.

Vijojmë tek një tjetër aferë: Sterilizimi.

Pesë vite hetim.

Bilanci?

Rreth 100 milionë euro dëm ekonomik, disa prestanome, 3 vite burg, ndërsa paratë… sërish të zhdukura.

Edhe këtu skenari përsëritet me një përpikmëri thuajse matematikore.

Paratë zhduken ndërsa SPAK heton.

Të jetë rastësi, apo model?

E njëjta gjë me Check UP, prej 5 vitesh hetohet, zero rezultat. Komisioni Hetimor i drejtuar nga Opozita faktoi edhe skemën e faturave fiktive, por SPAK ende heton.

Pra provat nuk mungojnë.

Çfarë mungon është rezultati.

Ndërsa shqiptarët vdesin në dyert e spitaleve, ku onkologjiku pasojat i ka si një kamp përqendrimi në luftë.

Po ndalem te një tjetër plagë që po gërryen vendin: grabitja e pronës publike dhe e tokës bujqësore.

Edhe këtu ekziston një kallëzim i plotë i depozituar nga Partia Demokratike.

Edhe këtu faktet janë mbi tavolinë.

Edhe këtu hetimet vazhdojnë pa fund. Ndërkohë, tokat e fermerëve zhduken nga harta dhe shfaqen në projektet e kompanive private.

Mund të vazhdojë me dosje pafund!

Tigrat, ndërsa SPAK heton, lekët janë zhdukur.

Rrugët, SPAK heton, lekët zhduken, shqiptarët lënë jetën në to.

Parqet fotovoltaike, SPAK heton këta majmen.

Ja pra të nderuar qytetarë, ky është bilanci.

Gjysëm miliardi dollarë na kanë kushtuar institucionet e “Drejtësisë së Re”, e pas kësaj fature të majme, shqiptarët kanë të drejtën legjitime të dinë se çfarë financuan me këto para.

Bilanci është aty, i pamëshirshëm. Dosjet trashen e plaken, buxhetet shtohen, përgjegjësit mbrohen, korrupsioni lulëzon në kulm të hetimit të tij, por paratë nuk kthehen kurrë.

Hajdutët nuk ndëshkohen kurrë.

Organizata kriminale vijon të qeverisë e pashqetësuar.

Si ka mundësi që edhe pas 500 milion dollarëve nga paratë e taksapaguesve, roja fle gjithmonë në të njëjtën orë kur hyn hajduti???

Se kjo nuk është më rastësi, kjo është shndërruar tashmë në bashkëjetesë të lumtur.

Kjo është arsyeja pse ne nuk do të heshtim, nuk do të lodhemi dhe nuk do të tërhiqemi, sepse beteja jonë nuk është vetëm për të rrëzuar një qeveri, por për t’i rikthyer shqiptarëve besimin se ligji dhe e drejta janë më të fortë se pushteti.

Organizata kriminale që qeveris vendin mund të ketë fituar kohë, por jo pafajësinë.

Sa më gjatë të shtyhet drejtësia, aq më e rëndë bëhet fatura.

Dhe atë faturë, këtë herë, nuk do ta paguajnë më shqiptarët.

Ju faleminderit.

Etiketat e lidhura

Belind Këlliçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 53 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 54 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 56 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 57 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.