Këlliçi te protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës: Sot jemi pak, por do ta shihni në shtator, tetor e nëntor çfarë do bëjmë

Para Bashkisë së Tiranës janë mbledhur edhe më pak protestues sot, për të kërkuar lirimin e Sali Berishës. Me sa duket, kjo i ka rënë në sy edhe Belind Këlliçit, i cili pasi u kërkoi të pranishmëve të bërtisnin pak më fort, se nuk dëgjoheshin, tha se sot janë pak vetë të pranishëm sepse është gusht, por premtoi protesta të zjarrta në shtator, tetor e në nëntor.

SHKARKO APP